Shlomo Mintz është interpret, dirigjent dhe drejtues i disa prej orkestrave më dhe teatrove më në zë në botë. Ai ka interpretuar për herë të parë që 6 vjeç, dhe 18 vjeç dirigjoi Royal Philharmonic në Londër. Këshilltar i Izraeli Chamber Orchestra, por edhe drejtor artistik i Arena di Verona nga viti 1992 e deri në vitin 2010, Shlomo Mintz e gjejmë në Universitetin e Arteve. Ai ka ardhur të dëgjojë më të mirët mes të rinjve.
Kam kaluar jashtëzakonisht mirë në Shqipëri, kam zhvilluar këto pak ditë që jam një masterclass me më të rinjtë. Sot, nuk do të doja të isha në rolin e jurisë dhe mendoj se si president nderi jam më i lumtur ta shijoj si koncert e sigurisht të besoj te e ardhmja.
Nuk vjen për herë të parë në Tiranë, as në vendin tonë, madje edhe premton të rikthehet.
Nuk është hera e parë që jam në Tiranë, nuk është as e fundit. Premtoj ndonjë koncert në Porto Palermo, në Durrës, në vende interesante, e mbase më 25 mars, mbase, mbase dirigjoj me këta të rinj që dëgjoj të interpretojnë sot.
Edicioni i dytë i konkursit muzikor Ymer Skënderi ka bërë bashkë artistët të rinj jo vetëm nga Universiteti i Arteve në Tiranë, por edhe nga shkolla të ngjashme artistike nga e gjithë bota, për të krijuar jo vetëm dialog mes gjuhës së shpirtit që është muzika, por edhe për të përcjellë mesazhe artistike, në një kohë kur më shumë dëgjohen politika dhe aksionet ushtarake. (A2 Televizion)