
Ndahet nga jeta aktori i humoriit dhe një nga parodistët e Vlorës, Mane Lumani.
Ai ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare, ndërsa prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, shkruan A2.
Lumani ishte një nga emrat më të njohur të humorit në Vlorë dhe një nga parodistët e Vlorës.

Karrierën e nisi në vitin 1974, si aktor amator në ndërmarrjen e Ullishtës në Vlorë, ku u dallua për talentin në interpretim dhe aftësinë për të krijuar personazhe plot finesë.
Me krijimin e grupit humoristik së bashku me Agron Hoxhën, Afrim Agalliun dhe më vonë Muhamet Likën, ai u kthye në një ikonë të humorit shqiptar, duke sjellë parodi dhe ironi që pasqyronin realitetin shoqëror e politik të kohës.
Prej fundit të muajit dhjetor, aktori i dashur ndodhej i shtruar në reanimacionin e spitalit të Vlorës, pas rëndimit të gjendjes së tij nga problemet me mushkëritë dhe zemrën. (A2 Televizion)