Për të botuar një vepër të re po bëhet gjithnjë e më shtrenjtë. Europa krijuese, një program që mbështet artin në shqip po aq sa edhe në gjithë botën, përzgjedh projekte fituese për të ndihmuar në përkthimin e veprave dhe autorëve më në zë europianë.
Këtë vit, listës me 10 tituj europianë i bashkohet në këtë mision edhe një ekip i përzgjedhur përkthyesish, shkruan A2.
Përkthyesit janë përzgjedhur për të konkurruar dhe cilësia, bashkë me temën që i bashkon këto vepra, janë projektimi i një viti pune, për t’i prezantuar ato deri panairin tjetër.
Bashkëpunime të tilla me tregun e librit europian për botuesit tanë janë një ndihmë e madhe që edhe vetë përkthyesit njëlloj si libri të trajtohen me dinjitet, qoftë edhe në pagesa.
Bashkë në këtë mision, Europa krijuese dhe botuesi shqiptar kanë mundësi ta dërgojnë librin më thjeshtë te lexuesi. (A2 Televizion)
