Të përflitesh para leximit. Pikëpyetja e librit, a është apo jo Ben Blushi mysliman?

Nga Luela Myftari
13 Nëntor 2025, 00:15 | Kulturë

Ben Blushi mund të mos jetë mysliman, por titulli më i ri që sjell në panair pohon tjetër gjë.

Ben Blushi mund të mos jetë mysliman, por personazhi që do të gjeni në libër është një mysliman. Sepse njëlloj Ben Blushi dhe personazhi nisen për në Mekë. Ben Blushi nuk bëhet mysliman, por personazhi i librit po, shkruan A2.

Të tjerat lexuesi do të duhet t’i zbulojë vetë.

Promovimi dhe prezantimi i librit u bë vetëm një ditë e gjysmë para se të niste rrugëtimin panairi i librit, me siguri një përkujdesje për imazhin e librit në këtë rrugëtim të ri. Ka ndryshuar botuesin. Këtë herë e gjejmë te Onufri. 

Në panairin e librit do të jetë në stendë për të takuar ata që nuk ishin në prezantim, po sigurisht edhe për të rrëfyer ndonjë detaj tjetër mbi librin “Jam Mysliman”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos