Autorë të huaj në panair, “Bulevard” nga Jean-François Sénéchal për komunikimin

Nga Luela Myftari
13 Nëntor 2025, 17:36 | Kulturë

Autori i parë i huaj që u prezantua këtë panair ishte ai i Jean Francois Senechal ka mbërritur nga Montreali në panairin e librit në Tiranë për t’u prezantuar me Ombra GVG një gjuhë komunikimi të parënduar. Në krye është një adoleshent që duhet dëgjuar.

Një mesazh për të rriturit dhe adoleshentët, më shumë për dikë që duhet të dëgjohet, më shumë për personat me aftësi ndryshe. Të veçantin, tjetrin që gjejmë diku në bulevard. Kështu ka nisur panairi pasi u çel zyrtarisht. Jean Francois Seneschal ka përfunduar studimet për antropologji dhe nga Montreal sjell një vepër jo të zakonshme në gjuhën shqipe.

Një, sepse libri ka në qendër një adoleshent, që duhet dëgjuar. Libra të tillë ne nuk kemi shumë në shqip. Kemi libra o për të rritur, ose për fëmijë. Është koha të botojmë edhe për të rinjtë, për ata që ndodhen diku në bulevard e pyesin veten cilën rrugë të ndjekin.

Arsyeja e dytë dhe jo më pak e rëndësishme është thirrja që autori përcjell përmes kësaj vepre. Ai synon të na bëjë të reflektojmë për gjuhën e komunikimit që duhet të përdorim në raport me adoleshentin, me njerëzit, me aftësitë veçanta e me tjetrin në përgjithësi.

Romani bulevard qëndron në listën e nderit të veprave që nga viti 2018 mund të lexohen nga të gjithë, sepse i flet prindërve, mësuesve, adoleshentëve, por edhe personave me aftësi ndryshe, me aftësi të veçanta.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos