Pjesë e NETFLIX, aktori shqiptar rrëfen suksesin në Amerikë

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2025, 08:45 | Kulturë

Pasioni për aktrimin i nisur që në fëmijëri, ishte hapi i parë drejt realizimit tw kësaj ëndrre për aktorin Antonio Gjonaj. Në një lidhje me Dita jonë në A2 CNN nga Nju Jorku, ai rrëfeu fillimet e karrierës aktoriale, bashkëpunimin me emrat e mëdhenj dhe jetën mes Torinos dhe SHBA-së

“Pasioni për aktrimin i nisur që në fëmijëri kur isha i vogël mendoja si të futesha te TV, mendoja se  TV kishte derë. Por E gjitha ka vazhduar në 2017 ku unë ndodhesha në Itali, po kërkonin aktorë edhe pa eksperiencë. Ishte një projekt që fliste për bashkëpunimin ndërfetar. Ishte një projekt low cost dhe aty nisi historia ime. Ishte një hap i vogël për mua si person, por një hap i madh për karrierën time. Në momentin që u bëra pjesë e atij produksioni kuptova që mund të ndjek ëndrrën time dhe aty vendosa të ndjek karrierën time artistike”.

Për Gjonajn disa gjëra ndodhën kur nuk i priste, ndërsa i jep përgjigje pyetjes së A2 CNN sesi e gjeti veten si pjesë e NETFLIX.

“Unë 10 vitet e fundit kam jetuar në Torino kam bashkëpunuar me torino film një kompani gjysmë shtetërore e gjysmë private që ndikon në bashkëpunimin artistik mes aktorëve ata më kontaktuan për një rol shumë të vogël, por nuk e dija që ai produksion po punonte për një serial televiziv që do shfaqej në NETFLIX. Ajo ka qenë eksperienca  e parë me NETFLIX edhe pse më parë kam marrë pjesë në një projekt tjetër me rëndësi ndërkombëtare. Këto gjëra ndodhin aty ku nuk e pret”, tha aktori në A2 CNN.

Ai thekson se bashkëpunimi më i frytshëm ngelet me NEFILX, i cili e ka frymëzuar edhe për të bërë një film me metrazh të shkurtë i cili u prezantua në festivalin e Kanës në 2024. Ndërsa njoftoi në a2 CNN se në fund të nëntorit do të shfaqet premierë në Itali dhe Amerikë filmi më i ri i tij me metrazh të gjatë.

“Bashkëpunimi më i frytshëm ngelet me NEFILX te seriali Lidhja Poet dhe Kings Man, unë nuk isha koshient që po bëhem pjesë e një projekti kaq të madh, i cili ka ndikuar tek unë si artist dhe më ka frymëzuar për të vazhduar në fushën e filmit e produksionit. Dhe nga ai moment unë bëra një metrazh të shkurtër që u prezantua te festivali i Kanës në 2024 dhe pas kësaj kam bërë një tjetër me metrazh të gjatë “Tre destini” që do jetë premierë në kinema më 28 nëntor në Itali, do të ketë premierë edhe në Amerikë për të respektuar bashkatdhetarët tanë”.

Aktori rrëfeu në A2 CNN edhe takimet dhe mbresat me artistët e kalibrit ndërkombëtar.

“Kam takuar artisë të kalibrit ndërkombëtar si Luca Zingaretti, Raul Bova dhe amerikanë. Ka qenë eksperiencë e veçantë për mua,  se të vish nga Shqipëria dhe të vazhdosh një aventurë ku mund të bashkëpunosh me aktorë të skenës ndërkombëtare, është krenari jo vetëm për mua, por edhe për kombin shqiptar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos