
Shumë prej nesh e njohin si plis, të tjerë si kapele prej shajaku apo qeleshe. të gjithëve përtej kufijve zyrtarë të Shqipërisë, na ka bashkuar ky element. na bashkon edhe këtë nëntor kur ftesa për një ekspozitë të re ka kryefjalë plisin në kryeqytet.
Galeria e Tiranës rrëfen përmes artit të Eduard Karaj pikërisht këtë histori.
Në skulptura druri të gdhendura, e në të njëjtën kohë, si një metaforë mitologjike mbi kokat e të parëve tanë, me portretin dhe fisnikërinë e tyre plisin rrëfehet me trajta moderne dhe tradicionale në të njëjtën kohë.
Kjo histori e plisit rrëfyer përmes artit vizual e pret publikun deri më 11 nëntor në Galerinë e Tiranës. (A2 Televizion)
