Dea Film Festival, 12 vjet në mision e revoltë për artin e shtatë

Nga Luela Myftari
9 Qershor 2025, 20:11 | Kulturë

Pas 11 vjetësh rrugëtim artistik, festivali i Edmond Topit që nisi si një mision për ta çuar kinemanë në Sarandë, për të prezantuar filmat edhe në ambiente të hapura, për të shtuar ofertën artistike që vjen në Tiranë, Dea Film Festival në edicionin e 12 mund të ketë më shumë financime, më shumë mbështetës më shumë filma cilësorë, por sërish kërkon mes të rinjve, kreativitetin.

Dea mbetet ende në mision. Në programin e edicionit të 12-të mbërrijnë në Tiranë 34 filma nga 20 vende të botës, prej të cilëve 7 në Seksionin e Filmit me Metrazh të Gjatë ose konkurrimin kryesor, 14 në Seksionin e Filmit të Shkurtër dhe 13 në Seksionin e Filmit Studentor.

Amfiteatri i universitetit të arteve do të jetë pikë takimi me filmat e gjatë çdo pasdite, ndërsa kinema agimi do të jetë e hapur për filmat dokumentarë dhe ato me metrazh të shkurtër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos