
Një histori e vjetër e vërtetë, që rrugëton nga fshati Shëngjergj në kinematë e gjithë botës vjen edhe në Tiranë.
“Dilema e Ismailit” është filmi që na dërgon në vitin 1944, kur shkruhej edhe një kapitull i bukur i besës dhe shpëtimit të hebrenjve në historinë e Shqipërisë.
“Dilema e Ismailit” rikthen në ekranin e madh të kinemasë në kryeqytet Arben Bajraktarin, një nga aktorët më në zë shqiptarë. Me një karierë të pasur në Ballkan, por edhe në Francë, ku ka zgjedhur të jetojë, ai asnjëherë nuk i thotë jo një produksioni të mirë në gjuhën shqipe.
Erand Sojli si aktor, por edhe si producent, Delina Disha, Mehdi Malka e Gent Hazizaj janë disa nga emrat e njohur të kinemasë që i bashkohen këtij produksioni, që në fund për shkak edhe të tematikës ka dërguar në kinema edhe ministrin Gonxhja.
Ndonëse është regjistruar dhe ka përfunduar realizimin e tij gjashtë vjet më parë, gjatë periudhës së Covid-it, filmi më në fund i prezantohet edhe publikut shiqptar, pasi ka bërë xhiron e vet në festivalet e filmave në botë. (A2 Televizion)