
Asnjëherë më parë nuk është bërë në gjuhën shqipe një film për boksin. Dikur i ndaluar gjatë komunizmit, boksin e konsideronin një aktivitet jo të zakonshëm edhe për shumë familje shqiptare.
Por tani, një brez i ri ka një dinamikë të ndryshme: ai dëshiron të bëhet kampion, të thyejë barrierat dhe të bëjë ëndrrën realiteti njëlloj si Maksim Aladini.
Mirëpo, për herë të parë, ky film nuk sjell vetëm një histori boksi, por edhe Monika Kryemadhi hyn në botën e kinemasë, jo vetëm si aktore, por më shumë si producente.
Ky film nuk është një produksion komercial apo komik siç mund të prisni, por një grushtim për ato që kanë vërtet vlerë: familja, dashuria dhe sporti.
Premiera e filmit “Me Fat” do të jetë në kinema Cineplexx më 12 mars, për të vijuar më pas rrugëtimin e tij artistik. (A2 Televizion)