“Skampis 2024”, trashëgimia e Elbasanit në penelin e piktorëve

Nga Gazmend Janku dhe Belinda Ruçaj
18 Nëntor 2024, 14:59 | Kulturë

Ndër piktorët më me zë në vendin tonë, kryesisht adhurues të peizazhit dhe trashëgimisë kulturore, kanë qenë pjesë e aktivitetit kolonia e piktorëve “Skampis 2024”, organizuar në Elbasan.

Por, cili është qëllimi i këtij aktiviteti? Kliti Kapaj, nga DTK Elbasan, shprehet për A2 CNN: “Qëllimi është pasurimi i fondit të Galerisë së Arteve. Galeri të ndryshme në gjithë Shqipërinë nuk ka punë post realizmit socialist, kështu që shumë punë të reja do të jenë në një seksion të veçantë”.

Edhe për piktorët pjesëmarrës aktiviteti ishte i veçantë, vazhdimësia e të cilit pritet t’i shërbejë trashëgimisë kultuore të qytetit të Elbasanit.

Kolonia e Piktorëve pritet të jetë një aktivitet i përvitshëm organziuar nga Bashkia e Elbasanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos