
Në Vjenë ka nisur rrugëtimi i Eurosong Contest 2026. Shqipëria këtë vit përfaqësohet me Alis që interpreton këngën “Nan” performon mbrëmjen e dytë, në këtë gjysmëfinale ku pretendon të marrë votat për t’u kualifikuar në spektaklin e së shtunës, ku do të interpretojnë më të mirët.
Kënga “Nan” sjell një mesazh emocional dhe të fuqishëm mbi figurën e nënës në familjen shqiptare, duke ndërthurur motive moderne me elemente autentike shqiptare, shkruan A2.
Ashtu sikurse gjatë provës dukej se ishte edhe paraqitja skenike e aktores së madhe Rajmonda Bulku. E veshur nën petkun e një nëne shqiptare, ajo ngjitet sot me Alis në skenën austriake.
Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë thirrje publike për mbështetjen e përfaqësuesit shqiptar në Eurovision Song Contest 2026, përmes një mesazhi drejtuar shqiptarëve jashtë vendit. Rama u bëri apel qytetarëve që të votojnë për Shqipërinë me numrin 13, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së artistit shqiptar në një nga skenat më të mëdha muzikore në Evropë.
Shqiptarët që jetojnë në vendet pjesëmarrëse do të mund të votojnë për Alis me kodin 13 gjatë televotimit live të natës gjysmëfinale, ndërsa ata që jetojnë në vende jopjesëmarrëse mund të votojnë online përmes platformës zyrtare të Eurovisionit.
Votimi online në esc.vote është hapur prej mesnatës dhe do të qëndrojë aktiv deri pak para nisjes së spektaklit live. (A2 Televizion)