Eurovision 2026, Alis çon Shqipërinë në finale me këngën “Nan”

Nga A2 CNN
15 Maj 2026, 10:34 | Kulturë

Shqipëria kualifikohet në finale e madhe të Eurovizionit. Këngëtari Alis shkëlqeu në skenën e Vjenës me interpretimin brilant të këngës “Nan”, duke u bërë pjesë e garës më të madhe të muzikës evropiane.

Kënga “Nan” sjell një mesazh emocional dhe të fuqishëm mbi figurën e nënës në familjen shqiptare, duke ndërthurur motive moderne me elemente autentike shqiptare. Pjesë e performancës në skenën e madhe të Vjenës ishte dhe aktorja Rajmonda Bulku e veshur me veshje tradicionale dhe duke përcjellë më së miri portretin e nënës shqiptare dhe mesazhin thelbësor të kësaj kënge.

Pjesëmarrja në Eurosong për Shqipërinë krahas një gare  muzikore, vijon të jetë edhe një mundësi për të prezantuar kulturën, talentin dhe frymën artistike shqiptare në arenën ndërkombëtare. Finalja e madhe e Eurovision 2026 do të mbahet të shtunën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos