Festa e gjysheve, Përmeti pret tradicionalisht vizitorët me “NONA” Fest

Nga Luela Myftari
9 Gusht 2026, 13:30 | Kulturë

Gjyshet nga Vlora, Përmeti, Gjirokastra, Elbasani, Shkodra kanë prezantuar punimet artizanale e mrekullitë e tyre në kulinari. Buzë Vjosës ka marrë jetë festa “NONA”, ose ndryshe festa e gjysheve.

Ajo çka ka rënë në syka qenë numër rekord vizitorëve vendas apo të huaj dhe ku sipas statistikave nga guidat turistike vendase, të gjitha njësitë akomoduese në qytet dhe jashtë tij, kanë qenë të prenotuara.

Rrugët dhe qendra e qytetit ka qenë e mbushur plot e përplot me turistë vendas e të huaj për të shijuar jo vetëm gatimet tradicionale të gjysheve shqiptare, por edhe festë nderi në orët e mbrëmjes.

Organizatori i Festivalit Bledi Mane u shpreh: “NONA është unikal në llojin e vetë në Europë ndërkohë që pretendohet që të shndërrohet në festivalin e gjysheve europiane”.

Edicioni i “NONA” që ka nisur mbrëmjen e djeshme, është i gjashti që organizohet në Përmet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos