Në Gjirokastër pas 35 vitesh, çelet ekspozita me pikturat e ish-Galerisë së Arteve

Nga Luela Myftari
5 Gusht 2026, 13:58 | Kulturë

Pas 35 vitesh, krijimet dhe pikturat e ish-Galerisë së Arteve në Gjirokastër rikthehen sërish para publikut në ekspozitën e çelur në ambientet e Muzeut të Armëve, në brendësi të Kalasë së Gjirokastrës.

Këto realizime nuk konsiderohen vetëm vepra arti, por njëherazi edhe pjesë ose fragmente historie, kujtese, ndjeshmërie dhe identiteti kulturor, të ruajtura në ngjyra e telajo nga artistë të shumtë gjirokastritë, të cilët i kanë dhënë shpirt jetës artistike të qytetit të gurtë. Disa prej tyre datojnë që prej vitit 1938 dhe sot dalin nga fondi i Galerisë për t’u ekspozuar në Kalanë e Gjirokastrës.

Për promovimin e tyre dhe të historisë së qytetit muze të Gjirokastrës, është zgjedhur që veprat të ekspozohen në një hapësirë të vizitueshme edhe për turistët e huaj, në ambientet e Muzeut të Armëve.

Rreth 300 krijime me vlera unike artistike do të qëndrojnë tashmë të ekspozuara në mënyrë të përhershme në Muzeun e Gjirokastrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos