
Festivali i Polifonisë në Kotë të Selenicës dëshmoi jo vetëm pasurinë folklorike të Labërisë, por edhe pakënaqësinë ndaj ndarjes së re administrative, ku kjo bashki parashikohet të shkrihet me Vlorën. Mes këngëve dhe valleve, kryebashkiaku Nertil Bellaj dhe artistët ngritën zërin kundër humbjes së Selenicës si njësi vendore më vete.
Çel siparin në Kotë të Selenicës “Festivali Folklorik, edicioni i 4”. Për tri ditë me radhë, në qendër të fshatit përforcojnë grupet e polifonisë labe nga fshatrat e Selenicës dhe trevat e Labërisë.
I ngjitur në skenë për fjalën përshëndetëse, kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, e cilëson polifoninë si pasaportën më të mirë të historisë, kulturës dhe traditës së zonës.
Të pranishmit në festival shprehen se fshatrat kanë nevojë për më shumë gjallëri, ndaj është e rëndësishme organizimi i sa më shumë koncerteve të tilla.
Për artistët, më shumë sesa performanca në skenë, e rëndësishme është trashëgimi i saj te brezat e rinj.
Grupet polifonike në këtë festival konkurrojnë mes tyre, ku në natën finale, do të shpallet edhe fituesi i këtij edicioni. (A2 Televizion)