Gjendet një skelet njeriu në Gjirokastër, kalaja e Argjirosë, nga mesjeta në antikitetin e vonë

Nga A2 CNN
24 Korrik 2025, 13:40 | Kulturë

Fortifikime poshtë mureve të kalasë ekzistuese, copa qeramike dhe metalesh, si dhe gjetja e një skeleti njeriu në hapësirën e murit, kanë hedhur bazat e forta, sipas të cilave zhvillimi i kalasës së Argjirosë në Gjirokastër daton që nga antikiteti i vonë.

Zbulimet nga gërmimet e fundit arkeologjike në muret e kalasë së Argjirosë në Gjirokastër pritet ti shtojnë akoma më shumë vlerën këtij monumenti arkeologjik, historik dhe kulturor të vendit tonë.

Zbulimet e reja si të mureve, ashtu edhe të skeleteve njerëzore dhe të kafshëve hedhin dritë mbi ekzistencën e fortifikimit shumë kohë përpara mureve të kalasë që janë sot, shkruan A2 CNN.

Germimet arkeologjike në kështjellën Argjiro, u rikthyen pas gati 30 vitesh. Për herë të parë ky fortifikim përmendet i dokumentuar në vitin 1336 dhe ngelet monumenti më i vizituar në qytetin e gurtë, që mbrohet tashmë nga UNESCO. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos