Google feston ditëlindjen, për çfarë e frymëzoi J-Lo motorin më të madh të kërkimit. Faktet interesante

Nga A2 CNN
30 Shtator 2024, 07:42 | Kulturë

Duhet të falënderojmë J-Lo për Google Images. Presidenti i Google, Eric Schmidt shpjegon se si Google Images lindi frymëzuar nga fustani i gjelbër i J-Lo në Grammys në vitin 2000. Ky fustan ishte tema më e kërkuar në internet gjatë asaj kohe dhe njerëzit nuk ishin të interesuar për shkrimet aq sa ishin të interesuar për të parë imazhet.

Google e mbajti shënim këtë fakt dhe krijoi Google Images ku ju mund të kërkoni imazhe të ndryshme.

Google për pak sa nuk erdhi me një emër tjetër. Kur Larry Page dhe Sergey Brin filluan të punonin në makinën e parë kërkuese në Universitetin e Stanfordit në mesin e viteve 90, ky projekt kishte emrin BackRub.

Por fatmirësisht dyshja kuptoi se ky emër nuk ishte i përshtatshëm dhe e ndërruan emrin në Google që është një gabim drejtshkrimor i Googol, term ky matematikor për 10 në fuqinë e 100.3.

Google ka në pronësi googlesucks.org (Google ta shpif). Nuk është e lehtë të jesh kompania më e madhe në internet. Shumë njerëz dhe kompani shfrytëzojnë emrin tuaj për të përfituar apo për të prishur imazhin e kompanisë. Për të shmangur këtë, Google ka blerë shumë domain të cilët lidhen me emrin e kësaj kompanie

Google ka në pronësi një dinosaur T-Rex. Para zyrave të Google përveç statujave të Android shihet edhe një dinozaur T-Rex i quajtur Stan. Ky dinosaur është moduluar në mbetjet fosile të këtij gjiganti të lashtë të cilat janë gjetur afër zyrave të Google.5. Google mund të ishte shitur për 1 milionë USD.

Në fundin e viteve 90, Google u ishte ofruar Yahoo dhe Excite për ta blerë atë. Shuma që ishte kërkuar për Google ishte 1 milionë USD, por kjo shumë u ishte dukur e lartë drejtuesve të Yahoo dhe Excite të cilët e kishin refuzuar ofertën. Sot vlera e Google kalon 500 miliardë USD.

Google adhuron qentë para maceve. Në pikën 5 të rregullores së Google shkruan se kafshët shtëpiake janë pjesë integrale e kulturës në këtë korporatë. Ne i duam macet, por ne jemi kompani qensh, prandaj mendojmë se macet që vizitojnë ambientet tona mund të ndihen të stresuara.

Google mbanë dhi në oborrin e tij. Në vitin 2009, Google ble 200 dhi të llojit Flymo për të prerë barin i cili ishte rritur në oborrin e kësaj kompanie.

Rreth 8.5 miliardë kërkime bëhen në Google çdo ditë. Bota përjetoi një furi kërkimi në vitin 2022 me 99,000 kërkime në sekondë, gjë që është befasuese. Gjithashtu, nga të gjitha 15%

e të gjitha kërkimeve në Google janë gjithmonë unike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos