Trashëgimia kulturore, e shkuara dhe e ardhmja përmes imazheve

Nga Luela Myftari
27 Shtator 2024, 10:28 | Kulturë

Një konkurs fotografie për të rinj përcjell trashëgiminë kulturore të rijetëzuar si një formë për të parë drejt së ardhmes. Jo vetëm për identitetin, por edhe artistikisht imazhet ndërgjegjësojnë jo vetëm të rinjtë, por edhe komunitetin që jeton pranë këtyre thesareve të trashëgimisë, shkruan A2.

Amfiteatri i Durrësit apo torra, thesare të trashëgimisë kulturore të ndriçuara përmes teknologjisë së fundit, apo një kishë e rijetëzuar për t’i dhënë një tjetër dimension jetës së vendit, janë imazhet që kanë sjellë të rinjtë për të rrëfyer se e ardhmja është aty mes gjurmëve të së shkuarës, të trashëgimisë kulturore që trashëgojmë ndër breza.

Mes fotografive të ekspozuara, tre prej tyre janë vlerësuar nga juria si më të mirat.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos