Festivali Ndërkombëtar i Komedisë, “Kokofest” ka çelur siparin e tij në edicionin e radhës në teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës, që është edhe organizatori i të vetmit festival humori në vendin tonë.
Trupa nga Shqipëria, Kosova dhe Italia do të konkurrojnë në shfaqjet e tyre në 7 netët e këtij festivali. Por, edicioni i radhës këtë vit i ka sjellë në vëmendje edhe cilësinë e materialeve apo atë se çfarë duhet të synohet për të ngritur aty ku e meriton komedinë shqiptare.
Ky edicion ka nisur me komedinë "Një martesë, një divorc, një funeral" i teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës, ndërsa në natën e dytë do të shfaqet komedia "Çfarë pa kryeshërbëtorja" e teatrit “Skampa” të Elbasanit. (A2 Televizion)