“Krimi është vetëm i imi”, komedia mbajti të ngërthyer artdashësit durrsakë

Nga Elitjona Doko
7 Nëntor 2024, 10:30 | Kulturë

“Krimi është vetëm i imi”, komedia mbajti të

“Krimi është vetëm i imi” është komedia që mbajti të ngërthyer artdashësit durrsak për dy net me radhë në skenën e Teatrit "Aleksandër Mosiu".

Me regji të Driada Dervishit, shfaqja mbledh në skenë aktorët Linda Jarani, Olta Daku, Neritan Licaj, Rudina Dembacaj, Jozef Shiroka, Pjerin Vlashi, Romir Zalla, Merita Smaja, Nikolin Ferketa, Fritz Selmani dhe Besnik Çinarin në një rol të veçantë. Aktori shkodran rikthehet në skenën e Durrësit pas 50 vitesh.

Neritan Liçaj shprehet se komedia është plot situata komike dhe ironike që përcjellin mesazhe mbi emancipimin e femrës dhe ambiciet për famë e para.

Regjisorja Driada Dervishi thekson se komedia trajton tema të shumta, me fokusin kryesor te pyetja: deri ku mund të shkojmë për të arritur famën?

Komedia është bazuar në një vepër të autorëve francezë George Berr dhe Louis Verneuil, të sjellë në shqip nga përkthyesja Odeta Hoxha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos