
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila është kryetare e Komisionit të Kulturës, u ndal gjatë fjalës së saj në Kuvend, pikërisht te buxheti i kulturës.
Zhupa tha se buxheti për Kulturën në vitin 2026 ka një rënie prej 3.4%, teksa shtoi se nuk ka institucione kulturore që u përgjigjen nevojave të qytetarëve dhe turistëve.
Ajo renditi gjithashtu disa problematika të tjera të Kulturën në vend, teksa tha se nuk ka infrastrukturë minimale dhe një kalendar artistik.
Pjesë nga fjala e saj në kuvend:
Elementi më i rëndësishëm i funksionimit të institucioneve jane shpenzimet korrente qe ulen për kulturën me –3.4%.
Shpenzimet korrente financojnë:• programet kulturore,• eventet publike,• institucionet e artit,
* muzetë, • trajnime/certifikime turistike, • promovimin dhe marketingun,• kontrollin e cilësisë,• institucionet lokale të kulturës. Shpenzimet korrente janë baza e sektorit. fundit.
Një ministri që ul korrentin nuk mund të rrisë aksesin kulturor apo turizmin gjithëvjetor. .Trashëgimia Kulturore — investim minimal, i fragmentuar, i paorientuar dhe me prioritete të paqarta
Edhe pse trashëgimia kulturore është një shtyllë e turizmit dhe identitetit kombëtar, investimet e parashikuara për vitin 2026 janë të ulëta duke mos dhënë asnjë efekt real për zhvillim. Financimi i brendshëm për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzeumet është vetëm 175 milionë lekë, të ndarë në projekte të vogla dhe të paorientuara drejt zhvillimit afatgjatë.
Sot peizazhi i mbrojtur i Butrintit do të ketë një godinë japoneze se çfarë lidhje ka kjo këtë e di AADF-ja.
Sado që mburreni me numrin e turistëve po u kujtoj që në Tiranë është gropë Teatri Kombëtar, është i mbyllur Muzeu Kombëtar, nuk funksionon Galeria e Arteve, cirku i vetëm është ai që bëjnë këta pas shpinës sime. Tirana është i vetmi kryeqytet në Europë që nuk i ka funksionale institucionet bazë të kulturës.
Nuk ka institucione kulturore që u pergjigjen nevojave të qytetarëve dhe turistëve. Nuk ka infrastrukturë minimale, nuk ka kalendar artistik. (A2 Televizion)
