
Në rastin e 81-vjetorit u përkujtuan 39 viktimat e terrorit komunist në Tiranë, mes të cilëve intelektualë, akademikë, klerikë, humanistë dhe oficerë të lartë, të cilët u pushkatuan në vitin 1944 për shkak të bindjeve dhe qëndresës së tyre.
Ky aktivitet u organizuar nga Shoqata Tirana dhe pjesëtarë të familjeve të viktimave të asaj kohe.
Në aktivitet ishin të pranishëm drejtues nga Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo”, Autoriteti i Dosjeve, Instituti i Krimeve të Komunizmit, si dhe Shoqata e të Dënuarve dhe e Përndjekurve Politikë të Shqipërisë. (A2 Televizion)
