Thethi dhe Boga, dy prej zonave më të bukura të alpeve shqiptare, u zgjodhën si destinacion i kolonisë së piktorëve Lissus Art në ndalesën e tyre të katërt.
20 prej piktorëve më të mirë në vend për katër ditë me radhë punuan veprat e tyre në Theth dhe Bogë duke nisur që nga peizazhet e deri tek kostumet tradicionale të burrave dhe grave në zemër të alpeve shqiptare, shkruan A2CNN.
Organizatori i kolonisë që prej dy vitesh ka bërë bashkë 20 piktorët nga i gjithë vendi, Dedë Maluta, shprehet se ka për qëllim mbajtjen gjallë të veprave të peizazhit tek brezi i ri, piktura që për shkak të formave të reja të artit po pakësohen gjithnjë e më shumë.
Kolonia e artistëve shqiptarë të pikturës prej dy vitesh po udhëton në zonat më të bukura të vendit me qëllim evidentimin përmes veprave të artit të natyrës mbresëlënëse që vendi ynë ka nga veriu në jug. (A2 Televizion)
