Koncert në Elbasan, orkestra frymore "Afërdita" dhuron spektakël për artdashësit e muzikës

Nga A2 CNN
27 Shtator 2025, 19:18 | Kulturë

Artdashësit elbasanas, shijuan mbrëmjen e djeshme një koncert të mbajtur nga një prej grupeve muzikore më të njohura të qytetit Orkestra Frymore “Afërdita”.

E themeluar që nga viti 1908, kjo orkestër vijon të mbajë gjallë traditën e muzikës qytetare dhe frymore duke u kthyer një simbol të dashurisë për muzikën dhe ruajtjes së identitetit kulturor elbasanas.

Për dirigjentin e talentuar Antonio Pine, përgatitjet për këtë koncert kanë nisur rreth 1 muaj më parë, për të pasur një repertor me pjesë shqiptare dhe të huaja

Me një përzierje të melodive klasike deri tek ritmet të gëzuara qytetare profesionistët e orkestrës frymore  dhuruan një mbrëmje magjike

Falë punës së palodhur, Orkestra Frymore “Afërdita” mbetet jo vetëm një pjesë e rëndësishme e jetës kulturore të Elbasanit, por edhe një urë që lidh brezat përmes tingujve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos