Shkrimtarja shqiptare Ledia Xhoga është bërë pjesë e listës së gjatë të pretendentëve për Çmimin e madh të letërsisë, ‘Booker Prize 2025’ me romanin e saj “Misinterpretation”.
Ledia Xhoga është shkrimtarja shqiptare e dytë që nominohet për Booker Prize pas Ismail Kadaresë që e ka fituar çmimin, në vitin e themelimin e tij në 2005-ën.
Kujtojmë se Kadare është nominuar po ashtu edhe dy herë të tjera në 2017-ën dhe në 2024-ën për këtë çmim.
Fituesi i këtij viti për çmimin Booker Prize do të njoftohet më datë 10 nëntor 2025. (A2 Televizion)