Fotografia është kthyer vitet e fundit në një nga elementët kryesorë në promovimin e destinacioneve turistike të Shqipërisë.
Megjithatë, zhvillimi i teknologjisë, ka bërë që shpesh herë të ndërhyhet aq shumë në to, sa e humbin krejtësisht origjinalitetin dhe sipas Feliks Bilanit promotore më e mirë e turizmit është fotoja amatore pa elementë të përpunuar brenda saj, shkruan A2 CNN.
Për të promovuar destinacionet turistike të juglindjes në Ditën e Turizmit në Pogradec u çel një ekspozitë me fotografi të destinacioneve të këtij rajoni, duke vendosur në qendër natyrën, vlerta kulturore dhe historike, ku në fund të eventit u ndanë edhe çmime.
Ekspozita e fotografive me titull udhëtim vizual në zemër të juglindjes ishte e pari në llojin e saj që vendos në qendër destinacionet rajonale duke bërë bashkë 18 konkurentë nga i gjithë qarku i Korçës. (A2 Televizion)