Shuhet aktori i njohur korçar Zhani Ziçishti

Nga Artin Halili
25 Shkurt 2026, 10:42 | Kulturë

Shuhet aktori i njohur korçar Zhani Ziçishti

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare aktori i mirënjohur Zhani Ziçishti.

Aktori korçar ishte një figurë e dashur për publikun shqiptar, që e njohu artistin përgjatë dekadave që ai iu përkushtua skenës dhe kinemasë, teksa interpretoi me mjeshtëri në mbi 16 role në filmat artistikë.

Shuhet aktori i njohur korçar Zhani Ziçishti

Roli i parë i aktorit në kinematografi ishte ai i mësues Agronit në filmin "Lumë drite" në vitin 1970.

Shuhet aktori i njohur korçar Zhani Ziçishti

Zhani Ziçishti do të mbetet në kujtesën e artdashësve për kontributin e tij të çmuar në film, teatër dhe kulturën shqiptare, e veçanërisht për publikun e Korçës, për të cilët u ngjit me mijëra herë në skenë në Teatrin “Andon Zako Çajupi”.

Shuhet aktori i njohur korçar Zhani Ziçishti

Homazhet do të zhvillohen në hollin e Teatrit më 26 Shkurt, nga ora 09:30-10:30 (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos