Lamtumirë Margarita Xhepa, përcillet me duartrokitjet dhe dashurinë që e shoqëruan në jetë

Nga Luela Myftari
4 Prill 2025, 16:24 | Kulturë

Ikona, margaritari, një yll që shkëlqeu në kinema e teatër, një zonjë e bukur me admirues, dashamirës dhe një model për më të rinjtë, Margarita Xhepës sot të gjithë i duartrokitën kontributin, thesarin që la si trashëgimi kulturore.

Iu dha lamtumira e fundit kështu, mes luleve të bardha. Për artdashësit ajo do të jetë gjithnjë aty sa herë ta kërkojmë, mes produksioneve ku ka lënë një pjesë të zemrës, por më e vështirë do të jetë për familjarët që përtej artistes humbin njeriun e zemrës, nënën e duruar, e familjaren modeste.

Nderimet kanë qenë të shumta, jo vetëm nga aktorët, regjisorët, kineastët që punuan me të, por edhe nga të rinjtë që u rritën me Margarita Xhepën si model

Margarita xhepa u nda nga jeta në moshën91-vjeçare, por lë pas një thesar të madh në fondin e kulturës shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos