Akademia e Shkencave po ndihet e cenuar nga ligji për shkencën, i cili u hartua dhe miratua ne favor te saj. Sot kreu i Akademisë Skënder Gjinushi ka dale në një konference për shtyp ku ka shprehur shqetësimin se aktet normative po deformojnë sipas tij ligjin e ri për shkencën.
“Ligji i ri për shkencën është produkt i një pune 5-6 vjeçare dhe fatkeqësisht gjatë miratimit të tij në finale pati disa deformime nën presion dhe disa kufizime që nuk cenuan thelbin, por krijuan problem në zbatim të tij. Pas kësaj dalin aktet nënligjore që kanë mundësi të korrigjojnë atë çka deshën të prishin disa. shohim që nuk po ecin në drejtim e duhur ka shpejtim, nxitim ka dalje nga vetë objekti i ligjit. Për të gjitha këto problematika Akademia e Shkencave vlerëson se duhet të jenë të pjekura dhe produkt i bashkëpunimit ndërinstitucional duke u zhveshur nga parcelizimi, nga ideja që ligji i arsimit të lartë është tjetër gjë e i shkencës tjetër gjë. Ato duhet të jenë e njëjta gjë. Duke u zhveshur nga ideja që nëpërmjet ligjit të konkurrojnë institucionet me njëra-tjetrën, por të garantojnë badhkëpunimin ndërinstitucional. Qëllimi nuk është që të shkojnë institutet tek akademia, apo të gjithë institutet tek universitetet. Zgjidhja është gjithmonë heterogjene, mund të jrnë pranë akademisë, të pavarur , rëndësi ka që të punojnë në një sistem. Nuk duhen parë kurrë si monopole të njëri-tjetrit”.
Kjo deklaratë e kreut të Akademisë së Shkencave vjen pas takimit që kryeministri Edi Rama pati me rektorët e universiteteve, ku ai tha se ligji për arsimin e lartë duhet të ndryshojë dhe se universitetet kanë nevojë t’i nënshtrohen një reforme që të garantojë një ofertë të re akademike që të ngjasojë me ato të Bashkimit Europian. (A2 Televizion)