Marina Orfei Circus, magjia e cirkut italian në çadrën më të re artistike

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2024, 18:47 | Kulturë

Me një traditë mbi 50vjet, një ndër trupat më të njohura në Europës, Marina Orfei Circus, vjen edhe në Tiranë për të ngjallur ndoshta atë që prej vitesh tanimë shqiptarët nuk e kanë, një çadër cirku.

Aty ku graviteti sfidohet nga akrobaci, aty ku iluzionistët të mahnisin me disa truke, po në atë çadër edhe të vegjlit do të jenë aktorë të argëtimit, ashtu siç ka ndodhur mbrëmjen e parë të takimit me cikun italian.

Për ata që kanë provuar magjinë e cirkut, ky është më shumë se një spektakël, është një përvojë që na rikthen pas në kohë. Për më të vegjlit, që ndoshta kurrë më parë se kanë njohur botën plot ngjyra të çadrës së cirkut po ashtu është një magji.

Marina Monti nuk e ka zgjedhur këtë rrugëtim artistik, por e sigurt tregon se asnjëherë nuk do ta braktisë magjinë e kësaj jete që si artiste teksa performon sheh më shumë se buzëqeshje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos