Çmimi letrar "Kadare", Armand Bora fiton me triptikun letraro-teatral

Nga Luela Myftari
2 Prill 2025, 16:47 | Kulturë

Armand Bora është fituesi i çmimit Kadare me triptikun e tij: “Ata që mbijetuan”, një vepër letrare që ka provuar edhe magjinë e skenës teatrale.
 
40 shkrimtarë kanë konkurruar këtë vit për çmimin Kadare, por dramaturgu Armand Bora është fituesi i çmimit.

Triptiku i tij i dramave na përcjell edhe një mesazh optimist në një kohë kur shpesh themi se skenës teatrale i mungojnë dramat shqip.

Po çfarë mendon vete bora kur e sheh këtë vepër në teatër por edhe në një botim? Çfarë beson se e ka bere triptikun e tij fitues të këtij çmimi?

Çmimi Kadare jepet prej 11 vjetësh e prej një dekade është kthyer në një traditë, qe fillimisht u përkrah nga vetë shkrimtari Ismail Kadare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos