Qindra motoristë dhe adhurues të muzikës rock në një spektakël unik. Aktiviteti mblodhi qindra motoristë nga Shqipëria dhe rajoni, si edhe shumë vizitorë e të apasionuar pas muzikës rock, në një mbrëmje të jashtëzakonshme që kombinoi pasionin për motorët me performanca muzikore elektrizuese.
Nën ritmet e rock-ut dhe në skenën e ndriçuar nga dritat e festivalit, qyteti dhe viiztorët përjetuan një atmosferë të veçantë që solli energji dhe art.
Festa ka vijuar gjatë mbrëmjes së sotme me paradën tradicionale të motoristëve, që përshkon rrugët e qytetit për tu përmbyllur me një tjetër mbrëmje rock-u dhe spektakël.
Moto & Rock Festival është tashmë një ngjarje e përvitshme që promovon turizmin, komunitetin e motoristëve dhe kulturën alternative në qytetin e Korçës. (A2 Televizion)