Muzeu i arteve të bukura, kryeministri Rama në galerinë që mund të jetë gati këtë vit

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2025, 15:22 | Kulturë

Muzeu i arteve të bukura, kryeministri Rama në galerinë që

Kryeministri rama inspekton punimet ne galerine kombetare te arteve. njohur zyrtarisht nga kjo qeveri si muzeu i arteve te bukura mendohet te jete gati per publikun brenda ketij viti.

Kur u mbyll në vitin 2021, u tha se për gati tre vjet do të ishte gati ajo godinë që njihet si Galeria Kombëtare e Arteve, por në letra tanimë Muzeu i Arteve të Bukura, shkruan A2 CNN.

Punimet do të duhej të ishin mbyllur brenda 2024-ës, por nga vizita e kryeministrit Rama në kantierin e muzeut të Arteve të Bukura, premtimi i radhës e shtyn afatin deri në tetor të vitit 2025.

Megjithëkëtë Kryeministri Rama në inspektimin e kësaj fundjave tregon se do ishte i lumtur nëse punimet mbyllen pranverën e 2026-ës.

Ministri Gonxhja raportoi se deri tani janë kryer 784 restaurime veprash dhe se paralelisht po punohet me gjithë inventarin në mënyrë që të çdo gjë të jetë gati.

Sa i përket grupit këshillimor, zv.ministrja Lira Pipa tregoi se francezët do t’i kemi sërish në krah. Lira Pipa tha se rikonstruksioni dhe rehabilitimi i hapësirave të Galerisë Kombëtare të Arteve do të kushtonte 1 miliardë e 365 milionë lekë, por nuk dihet nëse kostot do të llogariten sërish njëlloj si afatet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos