Këtë vit, nën temën "Një Dekadë në Shërbim tëKujtesës në Shqipëri", rikthehen Ditet e kujtesës.
Ashtu sikurse ka pasur mision 10 vjet, edhe kjo javë do të ndërtohet mbi dialogun mbi të kaluarën komuniste në vendin tonë, shkruan A2 CNN.
Ekspozita “Rrugëtime të Paprituratë Jetës” ka qenë eventi që ka çelur ditët e kujtesës edhe këtë shkurt. Në fokus të aparatit fotografik ishin portrete dhe rrëfime të 40 ish-të përndjekurve politikë, burra dhe gra nga breza të ndryshëm, shumë prej të cilëve të pranishëm në hollin e piramidës së Tiranës, që u zgjodh jo rastësisht si lokacioni i ceremonisë hapëse të eventeve që thërrasin për të kaluarën komuniste.
“Përsa kohë ne nuk kemi muze në vendet e vuajtjes, përsa kohë kampet eTepelenës, Spaçit dhe Qafës së Barit janë rrënuar në atë gjendje që janë sot dhe shumë shpejt, jo vetëm ato nuk do të jenë, por edhe dëshmitarët e kohës nuk do të jenë… Të mos e lëmë kujtesën që të rrënohet, sepse nuk është vetëm kujtesa jonë, por edhe e Europës”, tha Jonila Godole, nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë.
Tanimë ditët e kujtesës organizohem prej 10 vjetësh në kryeqytet e jo pak kanë rrugëtuar edhe në rrethe, në vende muze, apo edhe deri tek vila e ish-diktatorit Hoxha.
Filmat, dokumentarët, ekspozitat, konferencat shkencore, por, po aq edhe botime të reja, pritet të prezantohen edhe gjatë këtij edicioni të 10-të jubilar të ditëve të Kujtesës, që do të zhvillohet në Tiranë nga data 19 deri më 24 shkurt 2025.
(A2 Televizion)