Autori dhe vendlindja, Besnik Mustafaj rrëfen Tropojën në veprat e tij

Nga Luela Myftari
26 Janar 2025, 19:34 | Kulturë

Autori dhe vendlindja, Besnik Mustafaj rrëfen Tropojën në veprat

Libri si pjesë e ndërgjegjes kombëtare. Kështu mund ta konsiderojnë disa një nga veprat e fundit të Besnik Mustafaj, romanin “Fati i Marrë”, që u vlerësua edhe si vepra më e mirë letrare e vitit 2023.

Por, Besnik Mustafaj e rrëfen vendlindjen e tij edhe në botime të mëhershme. Në një takim mbi shkrimtarin dhe vendlindje ai tregon se letërsia duhet të ketë edhe një mision reflektues.

45 vitet e shkrimtarisë së tij në këtë takim letrar nuk u zbehën nga kontributi në skenën politike shqiptare, që po ashtu shkonte paralelisht me veprat që Besnik Mustafaj lë pas në emër të vendlindjes së tij Tropojës.

Ky nuk ishte një takim që vetë shkrimtari organizonte, por miq, kolegë, e bashkëqytetarë të Besnikut prej shoqatës Tropoja e përtej kufijve kanë qenë edhe bashkëudhëtarë në karrierën e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos