Ndizet pema e Krishtlindjeve, Dubai çel sezonin festiv me drita dhe ngjyra

Nga Xhevahir Qardaku
23 Dhjetor 2025, 15:22 | Kulturë

Ndizet pema e Krishtlindjeve, Dubai çel sezonin festiv me drita dhe

Dubai ka transformuar disa nga monumentet e tij ikonike me dekorime dhe evente festive për të shënuar sezonin e Krishtlindjeve.

Dritat vezulluese mbushën Fshatin Global të Dubait, duke i shtuar hijeshi pavioneve të vendit ku shfaqeshin ushqime dhe artikuj tradicionalë nga e gjithë bota.

Në Madinat Jumeirah, njerëzit udhëtonin me varka ndërsa muzika festive jehonte në ajër. Eventi ka tërhequr banorë dhe turistë, të cilët janë dyndur në festimet me temë Krishtlindjesh, shkruan A2 CNN.

Një vendase thotë se i pëlqen shumë atmosfera e krijuar. Ndërsa një turiste vlerëson maksimalisht dekorimet për Krishtlindje në Dubai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos