Në një intervistë tejet të veçantë, me vetë regjisorin Piro Milkani, ky dokumentar është një përkujtime dhe për atë breza artistësh që nuk e kemi më fizikisht mes nesh.
Emra të një plejade artistësh me të cilët Milkani bashkëpunoi në sheshet e xhirimit, po aq edhe miq e kolegë që kanë mbërritur në këtë premierë, të gjithë janë duartrokitur.
Filmi dokumentar është një rrugëtim i regjisorit Piro Milkani që nis nga koha e tashme e shkon drejt fëmijërisë, me fjalitë: Nuk kam asnjë peng në jetën time, ndaj e nis rrëfeimin tani për të shkuar te fëmijëria.
Me skenar të Bashkim Hoxhës dhe me regjisorë Rigels Plaka e Marviks Shantoja, dokumentari na tregon si është rruga e një artisti që lë pas 25 filma dhe shumë duartrokitje sa herë përmendet ai dhe arti i tij. (A2 Televizion)