Nis rrugëtimin FELT, Festivali Europian i Letërsisë në Tiranë sjell 12 autorë të huaj

Nga Luela Myftari
3 Dhjetor 2025, 15:28 | Kulturë

Ka nisur rrugëtimin me historinë e një vajze të vogël nga Sllovenia, që rrëfen përmes kujtimeve jetën e saj dhe atë të një komuniteti që jeton diku tjetër përtej kulturës.

Mes kufijve që shkrihen e kulturave apo ndjesive të dy vendeve, ishte edhe autorja shkrimtarja Maja Haderlap dhe përkthyesja e saj Blerta Lazebeu. Për një arkitekturë të mendimit, kështu e prezantoi ambasadori i delegacionit Europian këtë festival të ri letrar.

Çfarëdo të thotë të shkruash në një gjuhë të pakicës, mes disa identiteteve dhe kujtesës së përbashkët evropiane?

Mbi gjuhën, identitetin dhe kujtesën, mbërriti autorja e parë, nën moderimin e Ana Koves, po ashtu njohëse e mirë e letërsisë së vendeve gjermanike.

Historitë tilla personale, njëlloj rrëfyer në librin e Maja Haderla, që vjen në shqip nga shtëpia botuese Aleph, janë edhe histori të përbashkëta të Evropës.

E historitë tilla do të prezantohen çdo ditë përmes një programi letrar e artistik të realizuar për festivalin europian të letërsisë në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos