Piktura “Ëndrra” e Frida Kahlos thyen rekord në ankand, shitet 55 milionë dollarë

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2025, 08:57 | Kulturë

Piktura “Ëndrra” e Frida Kahlos thyen rekord në ankand,

Një autoportret nga Frida Kahlo vendosi një rekord të ri në ankand për artisten meksikane, duke arritur 54.7 milionë dollarë në shitjen e Artit Surrealist të Sotheby's sot në Manhattan.

Katër minuta ofertash bënë që piktura e vitit 1940, që daton nga një vit i trazuar në jetën e Kahlos, të ndërronte duar. Piktura e përshkruan artisten duke fjetur në një krevat me katër shtylla, me një skelet prej letre të qeshur sipër saj.

Vepra, e titulluar El sueño (Shtrati), eksploron një nga obsesionet e përsëritura të Kahlos, vijën delikate midis gjumit dhe vdekjes.

Ankandi i sotëm konfirmoi interesin global për pikturat e Frida Kahlos që nga vdekja e artistes në vitin 1954.

“Ëndrra” arriti më shumë se gjysmën e vlerësimit fillestar në Sotheby's, duke filluar nga 40 deri në 60 milionë dollarë, dhe iu afrua rekordit të të gjitha kohërave për një artiste femër, të mbajtur nga Georgia O'Keeffe, piktura e saj e vitit 1932 “Jimson Weed/White Flower No. 1” u shit në Sotheby's në vitin 2014 për 44.4 milionë dollarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos