Nën zërin e mrekullueshëm të këngëtares Safete Toska në sfond, u promovua në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit monografia Safete Toska – Fisnikja tironse e këngës, nga Prof. Behar Arllati.
Muzika popullore dhe ajo e traditës qytetare shqiptare ka bërë gjithnjë bashkë shqiptarët, ndonëse të ndarë përtej kufijve. Sidomos kënga qytetare e Tiranës. Me zërin e saj Safete Toska ka shkruar kapituj të rëndësishëm në historinë e muzikës shqiptare, ashtu sikurse ka bërë në Teatrin e Operas dhe Baletit edhe këtë herë për një monografi të re.
Me praninë e vetë zonjës Safete dhe një panel të nderuar të ftuarish, u duartrokit, vlerësua dhe nderua artistja që ka qenë pjesë e vetë ansamblit të këtij institucioni.
Monografia e re shkruar nga Behar Arllati përfaqëson një gjurmë të rëndësishme në historinë dhe pasqyrimin e vlerave të interpretimit të këngës tonë popullore, sidomos për këtë fisnike tironse të këngës. (A2 Televizion)