
Studiuesja e artit pamor Suzana Varvarica prezanton monografinë më të re kushtuar veprave të artistit Vasil Rakaj.
Kjo monografi është një pasuri mes botimeve të shumta që Varvarica publikon për artin pamor në vend. Nga gdhendja në dru te elementët më të vegjël të kulturës dhe traditës shqiptare rrëfyer ngaVasil Rakaj përmes artit vizual, të gjitha vijnë në një rrëfim ndryshe, nga ato që vetëm një studiuese si Zana Varvarica mund t’iu pikasë për t’ia rrëfyer më pas publikut.
Dhe ajo ia rrëfen, përmes një monografie të re. Për vetë artistin që bëri bashkë jo vetëm miq e kolegë, por edhe dashamirës të artit të vet, kjo monografi është një jehonë që tregon rëndësinë e kulturës tek identiteti i një artisti.
Prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rikthimi i tij për këtë vepër ka rikthyer në vëmendje edhe vlerësimin për artin shqiptar që vjen nga përtej kufijve. (A2 Televizion)