Një titull i ri, Arben Çejku rrëfen çfarë ndodh në korridoret e politikës

Nga Luela Myftari
23 Qershor 2025, 14:57 | Kulturë

Mund ta keni parë në analiza politike apo duke rrëfyer shpesh në studio televizive situatën në rajon, e kryesisht me një temë politike. Ambasador Arben Çejku, edhe në librin e tij më të ri, na tregon disa biseda që zhvillohen në korridoret e një partie politike, apo betejën e një kandidati për t’u bërë kandidat.

Profilet politike mund t’i gjesh aty, por edhe në panelin e këtij prezantimi të romanit, shkruan A2 CNN. Ndër ata që vlerësuan veprën nga ana stilistike ishte edhe Agim Baçi, ndonëse mesazhi që donte vetë autori të përcillte në këtë prezantim të veprës së tij ishte reformimi.

Çejku guxon të tregojë, përmes romanit “Kandidat për kandidat”, egoizmin, ambicien dhe betejat që ndoshta nuk i vëmë re në politikën e përditshme dhe të zhurmshme në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos