Program të dedikuar për vogëlushët, rihapet Teatri i Kukullave pas 34 vitesh në Gjirokastër

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
23 Dhjetor 2025, 15:35 | Kulturë

Pas 34 vitesh Gjirokastra rikthen Teatrin e Kukullave, i cili shfaqjen e fundit në këtë qytet e kishte dhënë në fund të vitit 1991. Sado që mund të duket e çuditshme është e vërtetë që shumë prindër po shikojnë për herë të parë bashkë me fëmijët e tyre një shfaqje me kukulla, pasi një brez i tërë i lindur pas viteve 90 nuk kanë patur mundësi të shohin shfaqje me kukulla dhe kjo mundësi u ka ardhur tashmë që janë bërë vetë prindër.

Ndoshta edhe për këtë arsye rihapja e Teatrit të Kukullave shikohet si një ngjarje e rëndësishme për Gjirokastrën.

Përveç shfaqjeve që po jepen me rastin e festave të fundvitit, fëmijët e çerdheve, kopshteve dhe arsimit fillor në Gjirokastër do të kenë mundësi tashmë që çdo fundjavë të ndjekin shfaqje në teatrin e kukullave.

Teatri do të ketë një program të dedikuar për publikun e vogël, duke e kthyer atë në një pikë të rëndësishme kulturore për familjet e Gjirokastrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos