Projektligji që nuk duan, 85 artistë kërkojnë statusin dhe politikë të re

Nga Luela Myftari
22 Shtator 2026, 12:45 | Kulturë

Projektligji i ri për trajtimin financiar të artistëve të cilët mbyllin aktivitetin para moshës zyrtare të pensionit, ka ngjallur reagimin e komunitetit artistik. 85 prej tyre kanë firmosur një peticion ku kërkohet dialog dhe miratimi i Statusit të Artistit fillimisht.

85 artistë performues, kryesisht nga baleti, opera, kori, ansambli dhe kori janë bërë bashkë në emër të një projektligji që po diskutohet, ndoshta me të gjithë veç me ata jo. Bëhet fjalë për trajtimin financiar të artistëve pas ndërprerjes së veprimtarisë skenike. Nuk janë kundër trajtimit financiar, por nuk pranojnë dot asgjë pa u dëgjuar dhe pa miratuar Statusin e Artistit të cilat sindikata e artistëve të pavarur e ka kërkuar që prej 2008-ës.

Statusi i Artistit që ata kërkojnë prej gati 18 vjetësh është ripunuar në 2011, 2014 dhe 2019, por ka rënë gjithnjë në vesh të shurdhët. Askush nuk i ka dëgjuar këto 18 vjet.

Artistët që kanë firmosur peticionin nuk pranojnë miratimin e asnjë skeme të veçuar të trajtimit financiar pa u hartuar dhe miratuar Statusi I Artistit, ndërsa pritet që një dëgjesë publike të mbahet të premten në Teatrin e Operas dhe Baletit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos