Rikthehen të qeshurat në Shkodër, çelet Festivali Mbarëkombëtar i Humorit

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazment Janku
5 Dhjetor 2025, 14:57 | Kulturë

Në teatrin “Migjeni” të Shkodrës ka çelur siparin e tij Festivali Kombëtar i Humorit, që në natën e parë ka patur në skenë trupën e estradës së Shkodrës me emrat e saj ikonë të humorit shqiptar, si Zyliha Miloti, Drane Xhai, Sandër Ruçi etj.

Të gjitha materialet e prezantuara para publikut shkodran ishin të reja dhe të punuara enkas për këtë festival, shkruan A2.

Humori i pastër shkodran është vlera më e madhe e këtij festivali, shprehen kolosët e skenës, duke ndjekur kështu traditën e këtij qyteti.

I ftuar enkas në këtë festival ka qenë edhe aktori Sandër Ruçi, i cili ka ardhur enkas nga SHBA për këtë event.

Festivali Mbarëkombëtar i Humorit do të vazhdojë deri më 8 dhjetor çdo natë në teatrin “Migjeni”, teksa të ftuar do të jenë artistët nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos