Rikthehet Ermonela Jaho, koncerti ku ndjenjat do të marrin zë, në skenën operistike

Nga Luela Myftari
16 Shtator 2025, 17:03 | Kulturë

Artistja Ermonela Jaho ka mbërritur në skenën që e ëndërronte 30 vjet më parë, për të na rrëfyer se ndjenjat nuk zbehen. për skenën që e priste, për atë që ndoshta e ka trishtuar, dhe pas gjithë sukseseve në skenat ndërkombëtare, Ermonela Jaho sërish rikthehet.

Rikthehet për të sfiduar të rinjtë, veten dhe publikun me emocione të reja. Përtej angazhimeve të saj, përtej shkëlqimit në çdo cep të botës, zëri më i mirë klasik në botë, ka një skenë që gjithmonë i rrëfen të tjera emocione, është skena e vendit të vet.

Nën dirigjimin e maestro Fabrizio Maria Carminati, njëkohësisht dhe drejtor artistik i Teatro “Massimo Bellini” në Catania, me korin dhe orkestrën e Teatrit të Operas dhe Baletit, publiku do të përjetojë një udhëtim të rrallë muzikor me kryevepra botërore nga Verdi, Bellini, Donizetti, Puccini e shumë arie të cilat janë të pa kohë.

Provat kanë nisur mëngjesin e kësaj të marte, por magjia e vërtetë është rezervuar mbrëmjen e 17 shtatorit në Teatrin e Operas dhe Baletit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos