Rikthehet MIK festival, Inva Mula: Homazh Gaqo Çakos në Korçën e muzikës së mirë

Nga Luela Myftari
7 Korrik 2025, 19:37 | Kulturë

Filmat shqiptarë janë shumë të njohur në Kinë, për hir të miqësisë disavjeçare që dy vendet kanë pasur përtej largësisë.

Edhe muzika e tyre nuk është e panjohur. Ndaj, Inva Mula edicionin e tetë të MIK Festival do ta nis me një ndërthurje të dy kulturave, Kinë e Shqipërisë, të dy mediumeve të artit kinemasë dhe muzikës. 

Nata e dytë është një natë homazh për Gaqo Çakon, drejtuar nga Eno Koço, thekson Inva Mula në konferencën që prezanton programin artistik të MIK Festival, ndërsa rikthen Tatjana Koron në Shqipëri.

Në 200-vjetorin e Johan Shtraus do të kremtojë edhe MIK Festival, njëlloj sivjena, veçse eno pecin do ta shikojmë në Korçë. 

Vithkuqi, Kolonja, Rehova, kishat aty pranë, prej vitesh janë bërë skena te MIK Festival dhe ashtu sikurse nuk do të mungojnë serenatat, nuk do të mungojnë as shija e kuzhinës dhe ngjyrat e artizanit të zonjave korçare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos