Veshja dhe vallet e Rrajcës: Banorët duan përfshirje në UNESCO

Nga A2 CNN
5 Korrik 2025, 11:31 | Kulturë

Veshja dhe vallet e Rrajcës: Banorët duan përfshirje në

Në fshatin piktoresk të Rrajcës, e kaluara jeton çdo ditë. Veshjet popullore me ngjyra të ndezura dhe qëndisje janë shumë më tepër se kostume, janë kujtesa e gjallë e brezave të tërë, që gratë e zonës i ruajnë e i riprodhojnë ende me duar, në mënyrë artizanale.

Trashëgimia këtu nuk është muze, por realitet. Vallja e Rrajcës, me simbolet e saj të lashta dhe ritmin e veçantë, mësohet që herët, që në hapat e parë të fëmijërisë, duke ndërtuar një lidhje të natyrshme me rrënjët, shkruan A2 CNN.

Por ruajtja e kësaj pasurie shpirtërore kërkon mbështetje. Vitet kalojnë, e me to rreziku i harresës është real. Gratë artizane dhe komuniteti vendor kanë ngritur zërin për nevojën që këto vlera të shpallen dhe të mbrohen si trashëgimi botërore nga UNESCO.

Përfshirja në UNESCO mbetet një ëndërr e arsyeshme, që kërkon vullnet institucional dhe projekte konkrete. Sepse pas çdo kostumi e çdo valleje fshihet një histori dhe një popull që nuk harron kush është. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos