Fun Fair, një panair i ri për fëmijët

Nga A2 CNN
19 Shtator 2025, 15:43 | Kulturë

Fun Fair, një panair i ri për fëmijët

Tirana do të shndërrohet në kryeqytetin e argëtimit për fëmijët nga data 19 deri më 21 shtator, me organizimin e panairit “Fun Fair ’25”.

Në sheshin “Italia” në kryeqytet, ky panair 3-ditor e kthen fundjavën në një mundësi argëtimi, por po aq edhe edukimi. Përmes aktiviteteve kreative apo inovacionit të vegjlit jo vetëm kanë mundësi të argëtohen, por edhe të mësojnë diçka më shumë.

 Lajmin e ka bërë publik edhe kryeministri Edi Rama që shkroi se: “Panairi do të sjellë hapësira lojërash, punëtori arti, performanca dhe surpriza të bukura për të vegjlit, duke e kthyer sheshin “Italia” në një vend takimi plot energji e ngjyra”.

Gjatë ditëve të panairit fëmijët do të njihen me ekspozita me piktura, por edhe me një skenë të “Fun Fair”, ku përgjatë të tre ditëve, do të shfaqet një program i veçantë me numra artistikë që janë përgatitur posaçërisht për fëmijët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos